Shëndetsore

Znj. Brixhida Muca-Masha ligjëron për autizmin në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 PRILL

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, OKH Merhamet, në bashkëpunim me Shoqatën për Fëmijë me Nevoja të Veçanta “Vlera” dhe “Empatia”, organizuan një panel diskutimi me temën “Autizmi: Midis sfidave në familje dhe në shoqëri”.

Në këtë ngjarje, kemi pasur kënaqësinë të kemi si ligjëruese Znj. Brixhida Muca-Masha, një grua e fuqishme dhe e suksesshme nga Republika e Shqipërisë, e cila ka përballuar me shumë guxim sfidat e jetës. Ajo dha një ligjëratë të jashtëzakonshme mbi sfidat që përballen familjet dhe shoqëria në trajtimin e individëve me autizëm, duke ofruar njohuri të vlefshme dhe frymëzuese për të gjithë të pranishmit.

Ky aktivitet kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e mbështetjes për ata që kanë nevojë më shumë.

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.