Përgjithshme

Tribunë fetare dhe iftar tradicional në organizim të Kursit të Kuranit – Kumanovë

21 MARS

Më 21 mars 2025, në kuadër të Organizatës Humanitare “Merhamet”, Kursi i Kuranit – Kumanovë, nën udhëheqjen e teologes Shenaje Ahmeti-Ganiu, organizoi një tribunë fetare dhe një iftar tradicional.

Ky aktivitet bashkoi nxënësit dhe përfaqësuesit e OKH Merhamet – Kursi i Kuranit – Kumanovë dhe Mektebin “Drita” nga Shkupi, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë vëllazërore dhe të mbushur me frymë shpirtërore në kuadër të muajit të bekuar të Ramazanit.

Pas iftarit, u mbajt një tribunë fetare ku morën pjesë teologe të nderuara dhe specialiste, përfshirë Dr. Mevlane Islami. Ligjëratat e mbajtura sollën mesazhe të thella dhe reflektime të vyera mbi vlerat e Ramazanit, edukimin shpirtëror dhe rëndësinë e bashkësisë.

Ky aktivitet shënoi një tjetër moment të rëndësishëm në promovimin e vlerave fetare, edukimit dhe solidaritetit në mesin e të rinjve.

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.