Humanitare

Takim mes Kryqit të Kuq Tetovë dhe Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë: Fokus në bashkëpunim dhe ndihmë humanitare

20 MARS

Sekretari i Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq në Tetovë, z. Shkëlqim Murati, zhvilloi një takim miqësor me përfaqësuesit e Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë (Türk Kızılay), z. Enes Emre Karataş dhe z. Taner Kurt. Ata ishin të shoqëruar nga përfaqësues të Organizatës Humanitare OKH Merhamet.

Qëllimi i këtij takimi ishte dorëzimi i një donacioni me pako ushqimore nga ana e Türk Kızılay, si dhe forcimi i bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy organizatave humanitare.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e ndihmës humanitare dhe shprehën gatishmërinë për realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.


Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.