Protestë Paqësore në Mbështetje të Popullit Palestinez në Tetovë
Më 30 prill, në sheshin “Iliria” të Tetovës u organizua një protestë paqësore në mbështetje të popullit palestinez, për të dënuar gjenocidin që po kryhet nga Izraeli në Rripin e Gazës.
Kjo protestë u organizua nga Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” në bashkëpunim me katër shoqata të tjera: “Mexhlis Asr”, “Allaca”, “El-Hilal” dhe “Legis”. Programi i protestës përfshiu fjalime në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe turqisht, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar me popullin palestinez.
Në emër të OKH “Merhamet”, fjalimin e mbajti Rufije Sulejmani, e cila theksoi nevojën për ndërgjegjësim dhe veprim për të ndaluar dhunën ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza.
Protesta u zhvillua në një atmosferë paqësore, me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve që shprehën mbështetjen e tyre për popullin palestinez dhe dënuan veprimet e dhunshme të Izraelit në Rripin e Gazës.