Shëndetsore

Panel diskutimi për Ditën Botërore të Autizmit: “Autizmi midis sfidave në familje dhe shoqëri”

1 PRILL

Për nder të Ditës Botërore të Autizmit, Sektori i Mjekësisë pranë Organizatës Humanitare “Merhamet”, në bashkëpunim me Shoqatën për fëmijë me nevoja të veçanta “Vlera” dhe organizatën “Empatia”, organizon një panel diskutimi me temën:

“Autizmi midis sfidave në familje dhe shoqëri”

Ky aktivitet synon të nxisë ndërgjegjësimin dhe të theksojë rëndësinë e mbështetjes së fëmijëve me çrregullime të spektrit autik dhe familjeve të tyre.

Në këtë ngjarje do të kemi kënaqësinë të mirëpresim si të ftuar speciale znj. Brixhida Muca-Masha, eksperte nga Republika e Shqipërisë, e cila do të ndajë përvojën dhe njohuritë e saj në këtë fushë.

Ju mirëpresim të gjithëve në këtë diskutim me rëndësi të veçantë për shoqërinë tonë!

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.