Përgjithshme

OKH Merhamet organizon iftar për kursistët e Kuranit në Tetovë

24 MARS

Organizata Humanitare “Merhamet” ka organizuar një iftar të veçantë për kursistët e Kuranit në Tetovë, të cilët ndjekin mësimet fetare pranë mualimes Halime Husejini. Ky aktivitet u realizua në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në bashkëpunim me organizatën gjermane “Wefa”.

Iftari shërbeu si një mundësi për të theksuar rëndësinë e traditës së bashkimit rreth sofrës në këtë muaj të bekuar, duke forcuar lidhjet shpirtërore dhe shoqërore mes të rinjve dhe komunitetit.

Pjesëmarrësit shijuan një mbrëmje të mbushur me ngrohtësi, solidaritet dhe mesazhe të thella, duke u frymëzuar nga vlerat e Ramazanit dhe rëndësia e bashkëpunimit për të ndihmuar njëri-tjetrin.

OKH Merhamet dhe partnerët e saj vazhdojnë të tregojnë përkushtimin në përçimin e vlerave humane dhe fetare përmes veprave konkrete në shërbim të komunitetit.

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.