Përgjithshme

OKH Merhamet organizoi Iftar në Tetovë

28 MARS

OKH Merhamet organizoi një iftar të veçantë në Tetovë, ku morën pjesë profesorë, hoxhallarë, përfaqësues të shoqatave, studentë, aktivistë dhe bashkëpunëtorë tanë. Ky aktivitet u mbështet me dashamirësi nga organizata IHHNL nga Hollanda, e cila mundësoi realizimin e kësaj ngjarjeje.

Pas iftarit, kryetari i OKH Merhamet, Ridvan ef. Xhaferi, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi ata për pjesëmarrjen. Më pas, mysafirët nga Hollanda mbajtën fjalë përshëndetëse, duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen ndaj aktiviteteve bamirëse.

Në fund, profesori i nderuar Mahir Asani mbajti një ligjëratë të thellë dhe frymëzuese, duke shtuar vlerën shpirtërore të këtij eventi.

Shtëpia botuese Logos A gjithashtu u kujdes të dhurojë libra për të pranishmit, duke kontribuar në shpërndarjen e dijes dhe informacionit të vlefshëm.

Ky iftar ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet mes komunitetit dhe për të shprehur solidaritetin me ata që kanë më shumë nevojë.

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.