OKH Merhamet dhe Wefa nga Gjermania realizojnë projekte humanitare në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë gjatë Ramazanit
Organizata Humanitare “Merhamet”, në bashkëpunim me organizatën gjermane “Wefa”, ka realizuar një sërë projektesh humanitare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit në qytetet Shkup, Kumanovë dhe Tetovë.
Me mbështetjen e organizatës Wefa, u shpërndanë pako ushqimore për familjet në nevojë, si dhe veshje për fëmijët, me synimin që edhe ata të përjetonin atmosferën e Ramazanit me më shumë gëzim dhe rehati.
Përveç kësaj, u ofruan ndihma financiare për familje që përballen me vështirësi ekonomike, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës dhe duke ofruar mbështetje konkrete në një periudhë sfiduese për shumë njerëz.
Ky projekt është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përkushtimit të vazhdueshëm për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. OKH Merhamet shpreh mirënjohje për të gjithë kontribuuesit dhe mbështetësit e misionit të saj humanitar.