Shëndetsore

OKH Merhamet dhe “Vlera” realizojnë analiza mikrobiologjike për fëmijët me nevoja të veçanta në Ditën Botërore të Autizmit

2 PRILL

Në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, sektori i mjekësisë pranë OKH Merhamet, në bashkëpunim me Shoqatën për Fëmijë me Nevoja të Veçanta “Vlera” dhe “Empatia”, organizoi një aktivitet të rëndësishëm për fëmijët me nevoja të veçanta.

Në aktivitetin e realizuar, janë kryer analiza mikrobiologjike, konkretisht strisho nga hunda dhe fyti, për të kontrolluar praninë e mikroorganizmave tek fëmijët. Ky aktivitet është veçanërisht i rëndësishëm për lehtësimin e diagnostikimit dhe trajtimit të infeksioneve, sidomos gjatë periudhës së pranverës.

Ky aktivitet u realizua me mbështetje nga Shoqatat “Vlera” dhe “Empatia”, të cilat mundësuan qasjen më të lehtë me prindërit e fëmijëve, duke ofruar mbështetje në këtë proces të rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve.

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.