Përgjithshme

Merhamet viziton shtëpin e jetimëve në Manastir

Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” sot vizituan Shtëpinë e Jetimëve në Manastir, si donacion u dërguan 90 pako me veshje për fëmijët nga mosha 0 deri më 3 vjet.
Drejtoresha e Shtëpisë gjatë bisedës tregonte për kujdesin e fëmijëve dhe numrin që silleshte 60 deri më 70 fëmijë varësisht prej adaptimit, foshnjët ishin jashtëzakonisht të shëndosha dhe nën kujdesin e motrave medicinale, për çështje sigurie dhe privatësie ligjrisht fotografimi ishte i kufizuar për atë shkak janë sjellë vetëm disa pjesë nga aktiviteti i realizuar më 29 nëntor 2018.

Donatorë i këtij projekti është qendra Top Center në Tetovë.

Ky akcion në ditën në vijim do të vazhdojë edhe në Kumanovë, Tetovë dhe Gostivar.

Falenderojmë qendrën Top Center për këtë akt bëmirës.

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.