Përgjithshme

Merhamet Pjesëmarrje në Ceremoninë e 94 vjetorit të formimit të Shtetit të Arabisë Saudite

Pjesëmarrje në Ceremoninë e 94 vjetorit të formimit të Shtetit të Arabisë Saudite

Sot në Tiranë, Kryetari i OKH Merhamet z. Ridvan Xhaferi, së bashku me anëtarët e bordit z. Bekim Sulejmani dhe z. Xhihad Husejini, morën pjesë në ceremoninë e festimit të 94 vjetorit të formimit të shtetit të Arabisë Saudite me ftesë të Ambasadorit të Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë Z. Faisal Hifzi.

Në prezencën e shumë diplomatëve të huaj, personaliteteve dhe figurave nga jeta publike u prezantua historiku i shkurtë i themelimit të shtetit Saudit, tradita, kultura, si dhe vizioni i së ardhmes.
Në këtë ditë të rëndësishme, i urojmë popullit Saudit zhvillim të vazhdueshëm dhe mirëqenie të mirëfilltë, duke shprehur falënderimet tona të sinqerta për mikëpritjen e treguar.

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.