Humanitare

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë në bashkëpunim me OKH Merhamet dhe Kryqin e Kuq ndihmojnë me mish kurbani mbi dy mijë familje në nevojë

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, me mbështetjen e Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë dhe në bashkëpunim me OKH Merhamet dhe Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut është realizuar një aktivitet humanitar i suksesshëm duke bërë shpërndarjen e mbi 2000 pako mish kurbani në disa qytete të Maqedonisë.
OKH Merhamet ka bërë shpërndarjen në qytetin e Shkupit duke përfshirë disa komuna, si komuna Çair, Komuna Butel, Komuna Shuto Orizare, Komuna Saraj, Komuna Studeniçan, Komuna Haraçin. Gjithashtu shpërndarja është bërë edhe në qytetin e Kumanovës dhe Komunën e Likovës.
Shpërndarja e mishit të kurbanit është kryer me kujdes dhe përkushtim, duke siguruar që çdo familje në nevojë të përfitojë nga kjo ndihmë e veçantë për festën e Kurban Bajramit. Kjo iniciativë thekson rëndësinë e solidaritetit, humanitetit dhe bashkëpunimit në shoqëri.
Falënderojmë Gjysmëhënën e Kuqe të Turqisë për mbështetjen vite me rradhë po edhe këtë vitë dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë aktivitet humanitar.

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.