Kulturore

Duaja e Hatmes për Gjeneratën e 9-të në Kursin e Kuranit – Kumanovë

Me datë 12 prill 2025, në kuadër të OKH Merhamet, Kursi i Kuranit në Kumanovë, nën udhëheqjen e mualimes Shenaje Ahmeti-Ganiu, u mbajt me sukses Duaja e Hatmës për gjeneratën e 9-të. Ky ishte një moment i veçantë shpirtëror, i mbushur me lutje dhe emocion, ku pjesëmarrësit shprehën përkushtimin e tyre ndaj fjalës së Allahut xh.sh.

Ky aktivitet pati një rëndësi të madhe për besimtarët, duke qenë një mundësi për të thelluar lidhjen shpirtërore dhe për të rritur dijen e tyre mbi mësimet e Kuranit. Duaja e Hatmës shënoi përfundimin e një udhëtimi të bukur dhe të mbushur me mësime të vyera.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për devotshmërinë dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij procesi. Zoti ua pranoftë hatmen dhe ua shtoftë diturinë!

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.