Ambasadori Turk z.Fatih Ulusoy vizitoi zyret e OKH “Merhamet”
Dje, ambasadori i Republikës së Turqisë në Shkup, z.Fatih Ulusoy, i shoqëruar nga atasheu për Çështje Fetare, Mustafa Bodur dhe kryetari i MATUSITEB, Tahsin Ibrahim, ka qëndruar qytetin e Kumanovës, ku me këtë rast ambasadori Ulusoy, vizitoi zyret e OKH “Merhamet” në Kumanovë.
Gjatë kësaj vizite vëllazërore, ambasadori turk, z.Fatih Ulusoy, u njoftua për së afërmi rreth aktiviteteve kulturore, sociale dhe humanitare të shoqatës tonë ndër vite. Me këtë rast, delegacioni turk, gjithashtu u njoftua edhe për kurset e gjuhes turke që zhvillohen tash e disa vite nga OKH “Merhamet”.