Aktiviteti mbi Mjekësinë Preventive dhe Raste të Ralla në Mjekësi
Në fillim të aktivitetit, u mbajt një fjalim i hapjes nga Muhamed Xhaferi, i cili theksoi rëndësinë e mjekësisë preventive dhe sfidat që lidhen me trajtimin e rasteve të rralla në fushën e mjekësisë.
Aktiviteti, i organizuar nga Dr. Bekim Fera, u përqendrua në këto tema kyçe, duke ofruar mundësinë që pjesëmarrësit të thelloheshin në njohuritë e reja dhe të diskutonin mbi risitë dhe sfidat që këto raste paraqesin në kuptimin tonë të mjekësisë. Gjatë ligjëratës, u shpërndanë njohuri të vlefshme mbi projektet që janë zhvilluar nga studentët, duke kontribuar kështu në zhvillimin e kuptimit dhe praktikave mjekësore.
Në fund të ngjarjes, Dr. Bekim Fera u nderua me një dhuratë të veçantë – ‘Vepra I-VII’ të Sami Frashërit, botuar nga Logos-A, një libër i shquar që pasuron trashëgiminë kulturore dhe intelektuale të shoqërisë tonë.
Faleminderit të gjithë atyre që morën pjesë dhe kontribuuan në suksesin e këtij aktiviteti, duke e bërë atë një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e njohurive dhe avancimin e mjekësisë në nivel praktik.